Tiranë/ Sulm me armë ndaj servisit, u qëllua nga një mjet në lëvizje

290
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotmë në Tiranë. Policia njofton se rreth borës 04:10 nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.

Më pas, shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkaq, policia ka nisur kontrollet në banesat e të ndaluarve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Për arsye hetimi, policia sqaron se nuk do t’i bëjë publike gjeneralitetet e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtjeshme.

Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.