Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’, arrestohet 26-vjeçari në Himarë

28
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri, në një banesë.

Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.