Neymar do të bëhet sërish baba?

39
Sigal

Nëpër mediat braziliane po qarkullojnë thashethemet se Neymar do të bëhet baba për të tretën herë. Zërat thonë se modelja në fjalë është 3 muajshe shtatzënë me futbollistin dhe se lajmi ishte e papritur për Neymar, i cili po rikuperohet nga operacioni në gju.

Sipas portalit “Segue A Cami”, një influencuese e quajtur Jamile Alima, ka publikuar foton e vajzës së vogël të Neymar, Mavie dhe ka shkruar: “Bebe e bukur, ti do të bëhesh me vëlla nga babi Ney. Do të keni vetëm një vit diferencë”.

Neymar do të bëhet sërish baba?

Influencuesja i mohoi pretendimet në një postim të dytë, por sipas gazetarit të njohur Leo Dias, modelja është shtatzënë. “Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. E ëma është një modele braziliane dhe është 3 muaj shtatzënë. Ajo mbeti shtatzënë ndërsa kishin një lidhje të fshehtë, ndërkohë që futbollisti po rikuperohej nga dëmtimi në gju. Ka shqetësime për shëndetin e nënës, e cila po bën disa teste dhe analiza. Shtatzënia ishte surprizë, por ata ishin në një romancë”.

Para dy muajsh, nëna e vajzës së Neymar, Bruna Biancardi, konfirmoi ndarjen nga futbollisti, pasi thuhet se ky e kishte tradhtuar. “Kjo është një çështje private, por meqë po ekspozohem në lajme, supozime dhe shaka në përditshmëri, ju informoj se nuk jam në një marrëdhënie. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë lidhje. Shpresoj që kjo mënyrë të ndalojë lajmet e vazhdueshme. Faleminderit!”, shkroi ajo në një postim në Instastory.

Neymar dhe Bruna u bënë prindër të vajzës Mavie, ndërsa zërat thonë se futbollisti e tradhtoi (ish)partneren gjatë periudhës kur ajo ishte shtatzënë.