Tërmeti/ Pesëmbëdhjetë pallate të pabanueshme në Vorë, banorët: Jemi ende jashtë

406
Sigal

15 pallate të ndërtuara para viteve ’90 janë ta pabanueshme në Vorë.

Banorët denoncojnë për News24 se pikërisht këto pallate kanë qenë të dëmtuara prej tërmetit të parë të 21 shtatorit, dhe pas atij me magnitudë 6.4 righter të 26 nëntorit nuk është marrë asnjë vendim për ta.

Gazetari i News24, Erjon Skëndaj ishte sot në Vorë ku tregoi dëmet të cilat kishin muret mbajtëse të këtyre pallateve si dhe pyeti banorët se çfarë kishte ndodhur në rreth 1 muaj post – tërmet me ta.

Sipas banorëve vetëm një grup ekspertësh rumunë kanë ardhur pas tërmetit të cilat i cilësuan pallatet si të pabanueshme.

Ndërsa pas 26 nëntorit ka qenë një inxhinier i Institutit të Ndërtimit i cili ka lajmëruar banorët të dalin jashtë. Prej asaj dite, banorët shprehen se janë pa përgjigje, jashtë dhe pa banesë.

“Gjatë tërmetit të 26 nëntorit kam dalë menjëherë jashtë. Nuk më kishte zënë gjumin ndërkohë fëmijët flinin në dhomën tjetër.

Menjëherë dolëm jashtë, dhe ja tani jemi ende jashtë. Unë dua siguri të familjes që të jetoj këtu.’’- thotë një prej banorëve.