Zjarr në kabinën e rojes, humb jetën 64-vjeçari që strehohej aty

242
Sigal

Një person ka humbur jetën tragjikisht nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të marte.

Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ku ka rënë zjarr në kabinën ku qëndron roja, të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.