Tërmeti në Vlorë ‘shkul’ gurët nga mali!

717
  • Banorët në zonën e Selenicës në Vlorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit kanë rrëfyer momentet e frikshme.
  • Sigal

    Një banor thotë se lëkunjdet ishin të forta, aq sa filluan të binin edhe gurë nga mali.

    “Në shtatë  e gjysmë unë isha te shtëpia ime dhe e ndjeva fort dhe u tremba. Qe aq e madhe sa ranë dhe gurë nga mali, pastaj pati lëkundje gjatë natës. Unë isha me djalin, dajli fjeti jashtë, por lëkundej shtëpia”, shprehet banori.

    Po ashtu ata thonë se vitet e fundit nuk ka pasur lëkundje tërmeti.

    Ndërsa prefekti tha se nesër në orën 12:00 do të mbledhë shtabin e emergjencave.
    Prefekti: Unë kam folur me kreun e bashkisë selenicë dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave. Duke patur parasysh që tërmeti i parë ka ndodhur në datë 14 dhe i fundit sot në mëngjes kam porosituar që të bëjnë kujdes, sidomos në zonat e rrezikshme i kam thënë që të rrinë jashtë banesave që rrezikohen nga këta shkëmbinj