Presidenti Meta dekoron disa nga sportistë më të shquar të Beratit

700
Sigal

Në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit, ku Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi, kurse me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.