Unioni Turistik Shqiptar: Të zgjerohet ora policore, të lejohet muzika në lokale

182
Sigal

Edhe ky sezon turistik është në pandemi, ndaj dhe Unioni Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë, ku i kërkon heqjen e masave kufizuese. Për ta këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Po ashtu Unioni Turistik Shqiptar, thekson se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale.

“Jemi të mendimit se në kushtet aktuale duhet rishkuar mundesia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht tu krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do të shtonte kërkesën dhe do bënte të mundur rritjen e numrit të turistëve që do vijnë në Shqipëri, gjë e cila do të kontribuonte në rritjen e të ardhurave për ekonomine tonë”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.