Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tërmetin e rëndë, që goditi sot Kroacinë.
Meta është solidarizuar me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
LEXO EDHE:
Rivendosja e madhe dhe formimi i njeriut të ri / Çfarë do të ndodhë me botën kur bllokimet të përfundojnë?
‘Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë’, ka përfunduar Meta.
Postimi i plotë i Presidentit Meta :
I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë.





















