Tepelenë/ Pronari kap mat autorët e vjedhjes së targave të makinës, policia nis hetimet

774
Sigal

Në orët e para të ditës së sotme, disa persona të identifikuar kanë tentuar të vjedhin targat e një automjeti të tipit “Ford Focus”, në fshatin Memaliaj të Tepelenës.

Autorët janë kapur në flagrancë nga pronari i automjetit, të parkuar pranë banesës së tij.
Zotëruesi i “Ford Focus”it i ka ndjekur atentatorët për disa metra, duke i detyruar që të hedhin targat e vjedhura dhe të largoheshin nga vendngjarja.

Dyshohet se targat do të përdoreshin për veprimtari të paligjshme, siç janë: transporti i lëndëve narkotike apo grabitje.

Pas marrjes së denoncimit të qytetarit të cenuar, Policisë në Memaliaj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.