Tenton t’i japë fund jetës, i riu hidhet nga kati i 5-të i pallatit, rëndë në spital

261
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Niko Avrami”.

Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi me inicialet R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.