Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet 20-vjeçari në Portin e Durrësit

27
Sigal

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.  Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.

Sekuestrohen dokumentet false (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze).

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi turk:

B. B., 20 vjeç, banues në Turqi.