Leskaj dhe delegacioni i KLSH-së merr pjesë në Kongresin e parë Ndërkombëtar mbi Prokurimin

734
Më datat 23 dhe 24 Prill 2015, një delegacion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përbërë nga Kryetari i KLSH-së Z.Bujar Leskaj, Z.Ermal Yzeiraj dhe Z. Vullnet Karafilaj, morën pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare mbi Prokurimin, zhvilluar në Portoroz, Slloveni.
Në këtë kongres ku ishin ftuar shumë personalitete të shteteve dhe institucioneve të ndryshme europiane, përfaqësues të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe përfaqësues të vendeve e kandidate për në BE si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, u mbajtën referate të rëndësishme dhe tepër aktuale mbi rregullat dhe rekomandimet e BE-së në fushën e prokurimeve dhe konçensioneve; eksperiencat e disa prej vendeve Europiane dhe vendeve të Ballkanit në këto fusha; si dhe aspekte praktike të problematikës që shumë vende europiane hasin në lidhje me procedurat e prokurimit dhe kontratat konçensionare. Qëllimi kryesor i kongresit ishte mbështetja e zhvillimeve të deritanishme dhe atyre që priten të ndodhin në nivel Europian në fushën e prokurimit publik dhe atë të koncesioneve, duke u fokusuar veçanërisht në shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira të vendeve, njohjen e direktivave Europiane në fushën e prokurimit publik dhe koncensioneve, si dhe rregullimin dhe zhvillimin e sistemeve të prokurimit publik dhe koncesioneve në shtete të ndryshme. Ashtu siç dhe u theksua në këtë kongres, sfidat e mëdha me të cilat po përballen aktualisht sistemet Europiane të prokurimit, sfida këto prezente edhe pas prezantimit në vitin 2011 të reformës në sistemin e prokurimit në Europë, kanë një impakt të rëndësishëm në inovacionin, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme të vende Europiane si dhe atyre që aspirojnë të hyjnë në Europë. Krijimi i sistemeve të thjeshta, racionale dhe tepër fleksibël të prokurimit, shoqëruar me një siguri dhe më të madhe ligjore dhe juridike, përbën një faktor tepër të rëndësishëm në arritjen e objektivave ekonomike të çdo vendi dhe shpenzimin siç duhet të shpenzimeve publike. Procedurat e prokurimit dhe ato në lidhje me koncesionet, të cilat ndërhyjnë dhe ndikojnë pothuajse në çdo fushë apo aspekt publik, duhet të përmirësohen dhe unifikohen në mbarë Europën, duke gjetur balancat e duhura ndërmjet rregullave strikte procedurale dhe fleksibilitetit që kërkon zhvillimi ekonomik.
KLSH merr pjesë në projektet e Grupeve të Punës së Organizmave Ndërkombëtare të Auditimit të Teknologjisë të Informacionit.
Prej më se dy vitesh përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë prezent në takimet, projektet, konferencat e simpoziumet të grupeve të punës së Teknologjisë së Informacionit të Organizmave Ndërkombëtare të Auditimit (EUROSAIT dhe INTOSAIT).
Në vazhdën e këtyre takimeve në Zyrën Federale të Auditimit të Zvicrës, në datat 24-25 mars 2015 u mbajt takimi i grupit të punës mbi Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit (ITSA) dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit (ITASA). Ky takim u zhvillua në kuadër të një projekti të drejtuar nga Zyra e Auditimit të Zvicrës. Objektivat kryesorë të takimit ishin nxitja e shkëmbimit të ndërsjellët të përvojave ndërmjet SAI-ve, inkurajimi i zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta të fushës dhe zbatimi i iniciativave të Komitetit të Përhershëm të INTOSAI-t për Auditimin e IT.
Në takimin dy ditor merrnin pjesë përfaqësues nga institucionet e auditimit të: Belgjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Francës, Hungarisë, Lituanisë, Moldavisë, Holandës, Polonisë, Rusisë, Turqisë dhe Zvicrës. Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit morën pjesë z. Kozma Kondakçiu, Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit dhe z. Benard Haka, auditues.
Në punimet e këtij grupi pune u fol mbi ndjekjen e rezultateve dhe detyrave të të lëna në simpoziumin shkencor mbi IT zhvilluar në Potsdam të Gjermanisë një vit më parë në lidhje me ITSA dhe ITASA. U vlerësuan gjithashtu zhvillimet e Metodologjisë së vetëvlerësimit dhe tendenca për ta kthyer atë në i-vetëvlerësim. U trajtua me kujdes të veccantë paraqitja e përdorimit të mjeteve ëeb online (në kryerjen e pyetësorëve të këtij procesi) nga SAI i Zvicrës si dhe paraqitja e mjeteve shumë gjuhësh të zhvilluara në Excel për përfitimin e shpejtë të rezultateve te vetëvlerësimit ( në më pak se ½ orë ), metodë e zhvilluar nga z. Ferenc Borsos i SAI-t Hungarez. Nuk mungoi edhe paraqitja mbi shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet prezantimit të rezultateve të vetëvlerësimeve të zhvilluara në vitet 2014-2015 në Sllovaki, Belgjikë, Lituani, Estoni e Shqipëri. 
Përfaqësuesit e KLSH-s në këtë takim, në datën 25.03.2015, për rreth 25 minuta mbajtën prezantimin e ITSA-s së kryer në periudhën 29 shtator – 1 tetor 2014 me moderim nga Massimo Magnini dhe Alberto Paridi dhe zëvendës moderator Kozma Kondakçiu.
Në prezantim krahas njohjes së të pranishmeve me rezultatet e këtij vetëvlerësimi nga prezantuesi Kozma Kondakçiu u bë një njohje e të pranishmëve me të dhëna mbi Shqipërinë, dhe Institucionin e saj Suprem të Auditimit.
Me interes dhe vlerësim u ndoq historiku i zhvillimit të IT, përpjekjet dhe investimet e kryera në teknologjinë e informacionit në vitet 2011-2014. Pas paraqitjes së rezultateve të vetëvlerësimit, u fokusuam në ndjekjen e zbatimit të detyrave të dala nga vetëvlerësimi i IT ku u veçuan ndryshimet strukturore; përmirësimet ligjore; përgatitja e akteve rregullatorë; përgatitja e dokumenteve standarde dhe template; përpjekjet për informatizimin e proceseve të punës në institucion. Zhvillimi i vetëvlerësim të integritetit si pjesë së zhvillimit të analizës vjetore 2014 duke zbatuar mjetet e vlerësimit të ngjashme me ato të propozuara u ndoq me interes dhe pyetje nga të pranishmit. Në vazhdim të takimit në ditën e dytë u paraqitën rezultatet e auditimeve paralele 2014-2015 për:
 Pasaportat biometrike;
 Mbrojtjes së të dhënave me pjesëmarrjen e SAI-ve të: Moldovisë, Maltës, Lituanisë, Estonisë, Hungarisë, Belgjikës.
Drafti i programit të auditimit u nda me pjesëmarrësit e takimit në fund të muajit mars;
Në përfundim pjesëmarrësit e kësaj tryeze diskutuan në lidhje me ide e projekte të ardhshme të grupit të IT. Gjatë aktivitetit dyditor u zhvilluan takime e biseda të veçanta me përfaqësues të SAI-ve pjesëmarrës, dhe u vendosën pika kontakti me ta për një bashkëpunim të mëtejshëm dhe afatgjatë. Një bisedë e ngrohtë dhe shumë e frytshme u zhvillua me përfaqësuesin e SAI të Holandës z. Henk Van Der Geest, i cili është pjesë e trajnimit të IT Audit në ZAP-in e Kosovës në kuadër të projektit të binjakëzimit që kjo e fundit po përfiton nga BE. U fol për mundësinë e kryqëzimit të përfitimeve dypalëshe nga trajnimet e përfituara nga binjakëzimi i Shqipërisë me SAI-n Polak dhe Kosovës me gjykatën e llogarive të Holandës.
Në fund të takimit u miratua Plani i Auditimeve paralele në IT Audit dhe Programi për kryerjen e ITSA dhe ITASA në dy vitet e ardhshme ku një vend ju rezervua edhe Shqipërisë për përfitimin nga këto procese. 
Takimi i ardhshëm i organizuar nga grupi i punës se INTOSAI, pritet të mbahet në Varshavë më datat 29-30 Qershor 2015 ndjekur nga takimi i 10 i Grupit të Punës së EUROSAIT më datat 1-2 korrik 2015. 
Kozma Kondakçiu
Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit
Benard Haka
Auditues
Sigal