EMRAT/ Sherr në Lezhë, një i plagosur

36
Sigal

Një konflikt verbal mes dy personave në Zejmen të Lezhës, ka agravuar në plagosje me thikë.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie, ku pas agravimit, Hil Plepi ka plagosur me thikë Gjon Kolën.

I plagosur është transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.