Ministrit Gjiknuri e sekretarit të bordeve Koli Bele u digjen selfiet nga gazrat që çlirohen nga nëntoka

599
Ditën e parë të katastrofës ekologjike në Marinzë, pas shpërthimit të një pusi nafte, dhe më vonë, edhe shpërthime gazrash-uji-argjili në zonën naftëshfrytëzuese të Marinzës, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, u duk në vendin e krimit dhe, pasi bëri 2-3 selfie fotografish, me zyrtarë të kompanisë ‘Bankers Petrolium’, dhe, që të mbetej mend gjatë nga këto selfie, deklaroi edhe me zë, jo vetëm me fotot që u shpërndanë më larg se perimetri i gazrave, se gazrat e çliruara nga puset e naftës nuk janë helmues, ndaj u largua ( nga vendi i krimit) me ndërgjegje të qetë, ngaqë edhe përgjegjësitë e katastrofës nuk do t’i rëndojnë kompanisë ‘Bankers Petrolium’. Kaq i sigurtë ishte bindja e ministrit Gjiknuri, se gazrat e katastrofës ekologjike të kompanisë ‘Bankers Petrolium’ në Marinzë nuk janë helmuese, saqë në Parlament, ditën tjetër, nuk e pa as të arsyeshme, që të informonte për përmasat e katastrofës. 
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjetikës, avokat i shkaktarëve të katastrofës
Një ditë më vonë, ishte sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjitikës, dhe anëtari i bordit të Albpetrol, Koli Bele, i cili publikisht deklaroi se do të gjenden shkaktarët, duke anashkaluar përgjegjësitë e kompaninë ‘Bankers Petrolium’. Së pari Koli Bele, si anëtar i bordit të Albpetrol, ka përgjegjësinë ndaj shkeljes së kontratës të kompanisë ‘Bankers Petrolium’ për shfrytëzimin e naftës, pasi është teknologjia që përdor, shpërthimet e nëndheshme, që shkaktuan katastrofën. Së dyti është sekretari i përgjithshëm i ministrisë që monitoron këtë fushë. Madje, Bele deklaroi së gjendja është nën kontroll. Të dy, ministri Gjiknuri dhe Koli Bele u përgënjeshtruan për dy fakte.
Gazi është helmues, katastrofa vazhdon
Shpërthimi në Marinzë, jo vetëm që nuk është nën kontroll, por çlirimi i gazrave dhe katastrofa ekologjike vazhdon, pasi të çarat e nëntokës janë të pakontrolluara, të mëdha, për shkak të shpërthimeve të nëndheshme, dhe kjo dëshmon papërgjegjshmërinë e ministrit Gjiknuri dhe sekretarit Bele, që fshehën gjendjen. Së dyti, gazi është gazrat janë helmues, pasi banorët po ndjejnë shqetësime shëndetësore. Kështu, dy gra nga Marinza kanë marrë ndihmë mjekësore në spital pasi janë paraqitur mëngjesin e së dielës me probleme shëndetësore. Entela Nushi 39 vjeçe dhe Eglantina Nushi 38 vjeçe, banore të Marinzës, ku para disa ditësh shpërtheu gaz nga Fontana, janë vendosur në regjim spitalor, sipas mjekëve ato u paraqitën në spitalin e Fierit me simptoma tharje fyti, marrje mendsh dhe të vjella. Entela dhe Eglantina Nushi janë ndier të pafuqishme,me dhimbje koke, e këputje trupore, ndërsa gjatë natës duke u gdhirë e diele kanë pasur dhimbje barku dhe të vjella. Gratë thonë se shkak është gazi i dalë në atmosferë nga shpërthimi i fonatnës. Bluzat e bardha pohojnë gjithashtu se këto janë raste e para të paraqitjes së banorëve të kësaj zone për ndihmë mjekësore në spital. Ndërkaq Autoritet lokale në Fier kanë njoftuar banoret se uji është i papijshëm në Marinzë.
Sigal