Tentohet të grabitet një kazino në Tiranë, autorit i bie nga dora pistoleta lodër

657
Një person ka tentuar të grabisë një kazino mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se tentativa për grabitje ka ndodhur tek një kazino pranë ‘Selvisë’.
Autori i dyshuar ka hyrë me një ‘pistoletë’ në kazino në tentativë për të grabitur, por është goditur me grusht nga roja i sigurisë dhe është larguar me shpejtësi.
Gjatë kohës që është larguar, grabitësit i ka rënë pistoleta nga dora e cila rezultoi se ishte pistoletë lodër.
Dyshohet se grabitësi është autor i disa vjedhjeve të tjera në kryeqytet. Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Sigal