Shkodra deri në 38 °C, moti për çdo qytet

240
MINOLTA DIGITAL CAMERA
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin.

Gradualisht në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash përgjatë maleve dhe zonave të ulëta. Në alpe dhe përgjatë zonave malore do ketë prezencë reshjesh lokale në kohë të shkurtër në orët e mesditës. Në mbrëmje parashikohet sërish mot i kthjellët.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim në det parashikohet të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 22/38 diell

Kukës 18/31 re diell shi

Lezhë 21/37 diell

Dibër 18/30 re diell shi

Durrës 22/35 diell

Tiranë 22/37 re diell

Elbasan 22/37 re diell

Berat 17/37 re diell

Vlorë 21/33 diell

Korcë 17/30 re diell shi

Gjirokastër 17/35 re diell

Sarandë 20/33 diell.