A ndien truri dhimbje? – Faktet interesante që duhet t’i dini

291
Sigal

Ka pretendime sipas të cilave, truri nuk ndien dhimbje.

Nëse është kështu, atëherë nga burojnë dhimbjet e kokës?

Sipas shkencëtarëve, trurit i mungojnë receptorët që dallojnë dëmin që po i shkaktohet trupit dhe që më pas e sinjalizojnë atë drejt zonave të tjera.

Fakti që trurit i mungojnë këto receptorë, nuk do të thotë se pjesa tjetër e kokës vuan nga një mungesë e tillë.

Me pjesën tjetër të kokës nënkuptojmë: enët e gjakut, muskujt dhe nervat e qafës, fytyrës dhe skalpit.

Si Shkaktohen Dhimbjet e Kokës Nëse Truri Nuk Ndien Dhimbje?

Dhimbjet e kokës shkaktohen pikërisht nga problemet në pjesët e lartpërmendura.

Receptorët në fjalë aktivizohen nga presioni, temperaturat ekstreme por edhe kapsaicina e cila është përbërësi më aktiv tek specat djegës.

Ka njerëz të cilët i kap dhimbja e kokës kur hanë akullore ose diçka shumë të ftohtë.

Kjo dhimbje shfaqet nga ndryshimi i menjëhershëm në qarkullimin e gjakut në venat që ndodhen në pjesën e brendshme të fytit dhe në tru.

Dehidratimi është një tjetër shkak për dhimbjen e kokës.

Mungesa e ujit irriton enët e gjakut në kokë dhe shkakton atë ndjesinë e çekanit brenda kokës.

Kjo vërehet kryesisht në rast se keni kaluar disa orë të mira duke pirë alkol.

Ka raste kur dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga stërmundimi i nofullës dhe kërcitja e dhëmbëve kur njerëzit janë në gjumë.

Edhe nëse truri nuk ka receptorë të tillë, dhimbja e kokës mund të sinjalizojë një problem me trurin.

Dhimbjet e tejzgjatura të kokës që nuk ikin as me ilaçe janë shenja të një problem serioz në tru siç është: kanceri, hemoragjia ose infeksioni.

Dhimbjet shfaqen jo për shkak të aktivizimit të receptorëve por për shkak se truri enjtet dhe shkakton presion në të gjithë kokën.

Mungesa e receptorëve nuk do të thotë se truri nuk e përjeton dhimbjen. Kjo për faktin se truri është një organ që interpreton, vlerëson dhe përjeton të gjitha sinjalet ndijore të lëshuara nga trupi.

Për më tepër, ekspertët shpjegojnë se ndjesia e dhimbjes ndikohet shumë nga mendimet, ndjenjat dhe marrëdhëniet njerëzore.

Për shembull, nëse njeriu ndien dhimbje, e vlerëson atë në bazë të përvojave të mëparshme.

Kjo do të thotë se është pikërisht njeriu që vlerëson intensitetin e dhimbjes, dhe këtu futen emocionet, ndjenjat e të tjerë.