Tensionohet situata/ Tifozët holandezë qëllojnë policët me gurë dhe shkopinj! Një efektiv i dëmtuar

134
Sigal

Festimet para finales së madhe së Conference League që do të luhet mbrëmjen e nesërme në Tiranë, duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Në rrugën “Mustafa Matohiti”, e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës” rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një efektiv në radhët e uniformave blu.

Mësohet se sherri ka nisur për shkak se policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.