Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka prezantuar ditën e sotme në mënyrë zyrtare të gjithë kandidatët, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Kujtojmë se zgjedhjet pritet të mbahen në 6 bashki të vendit të cilat aktualisht kanë një kryebashkiak të komanduar.
Bëhet me dije se kandidatët janë si më poshtë:
DIBËR:
1. Behar Baudin Dema, ekonomist
2. Dafina Bajram Muda, psikologe
3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
2. Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat
3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
RROGOZHINË:
1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2. Arben Xhavid Maliqi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist 4. Bardh Ali Spahia, Mjek
5. Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist 6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
1. Luan Gani Beta, Inxhinier
2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist
Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se një ditë më parë edhe Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët në 5 bashki, teksa tek Bashkia e Lushnjes zyrtarizimi do të bëhet disa ditë më vonë.





















