Detajet/ Aksidenti i rëndë, plagosen mjeku i njohur me bashkëshorten

1390
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Murrash të Librazhdit, në një aks rrugor ku muajt e fundit kanë ndodhur aksidente të shumta edhe me humbje jetësh.

Dy makina janë përplasur përballë me njëra-tjetrën ku për pasojë të lënduar rëndë kanë mbetur një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me një fuoristradë.

Mjeti ku udhëtonin bashkëshortët është përplasur me një kamion të peshave të rënda.

Çifti i bashkëshortëve është shoqëruar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Të aksidentuarit janë Nikita dhe Leta Manoku të dy përkatësisht nga 60-vejç nga Tirana, ndërkohë mësohet se bashkëshorti është professor gjinekologjie i cili shihet në foton e mëposhtme në ambientet e spitalit.