“Oligarkia në vend është e kapur nga Rama dhe qeveria”, Petrit Vasili thirrje SPAK-ut: Boll mbyllët sytë

139
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petri Vasili, e ka quajtur kryeministrin Edi ama, një zgjatim të oligarkisë në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili i ka bërë thirrje SPAK-ut që të mos mbyllë më sytë përballë realitetit, sipas tij, kur oligarkia në vend është e përdorur nga qeveria.

Nënkryetari i LSI ka renditur edhe aferat për të cilat SPAK duhej tashmë të kishte marrë veprime.

“SPAK boll mbylle sytë ndaj Ramës, këtij zgjatimi dhe gjymtyrë të provuar të oligarkisë!

Ekonomia shqiptare është e kapur për fyti nga oligarkët dhe ndodhet në intubim.

Oligarkia në Shqipëri është qartësisht përdoruese dhe e përdorur nga Rama dhe qeveria.

Rama-Qeveria dhe oligarkia janë si dy enë komunikuese të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.

Drejtësia me regji është e vetmja mburoje e Ramës dhe ekonomisë oligarkike qeveritare si dhe bunker shpëtimi i saj.

Nëse SPAK-u do të ishte pa regji, do ti kishte çuar me kohë në bankën e akuzës bëmat dhe gjëmat sa një mal si:

🚩Koncesionin e Rruges se Kombit
🚩Koncesionin e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit
🚩Koncesionin e Aeroportit te Kukesit
🚩Aferen e depozitave te naftes ne Porto Romano
🚩Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri
🚩Rrugen Kardhiq Delvine, qe nuk mbaron kurre e nderkohe ha miliona pa mbarim.
🚩Rrugen e Arberit dhe tunelet, qe kushtojne 38 milion euro kilometri.
🚩Aferen e frikshme te Portit te Durresit te kundershtuar fort nga vete Bashkimi Europian.
🚩Aferen e Butrintit, qe nga shkaterrimi i parkut Kombetar e deri tek vete siti i cmuar arkologjik.

🚩Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.
🚩Shitjen e ARMO per skrap.
🚩Koncesionin e CHECK UP.
🚩Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane.
🚩Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.
🚩Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.
🚩Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.
🚩Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.
🚩Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.
🚩Arbitrazhe te humbura me qindra milion euro per faj te qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare.
🚩Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.
🚩Qindra milione euro te rindertimit te perdorura hapur per te blere vota.
🚩Qindra milion euro tendera sekrete te miratuara nga qeveria e tij per pandemine me cmime dhjetra here me te larta
🚩Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar boterisht, e mijra qytetareve qe humben jeten nga Covid.
Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai, Rama!
Rama e di kete,ndaj i ben presion SPAK- ut, qe ai te mos veproje, qe te mbylle syte,te tapose veshet dhe te lidhe duart.
Por lodhet kot.
Aferat jane kaq te medha, sa qe mbyllja e syve e SPAK-ut vetem se ja zgjat pak agonine,por nuk e shpeton dot Ramen.
Dita e gjykimit po afron…!”, ka shkruar Vasili.