Brataj: Orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00

178
Sigal

48 orët e fundit kanë parë një rritje të situatës së Covid-19 në Shqipëri. Mbi 2 mijë raste të reja në vetëm 2 ditë, sipas kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, janë arsyje që ora policore mund të ulet në 18:00 ose 20:00, nga 22:00 që është deri më tani.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime. Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të do mosdoshme”, tha ai.