Zjarr në kodrat e Petovës në Fier, digjen mbi 500 rrënjë ullinj, banorët: I qëllimshëm. Shteti të gjejë fajtorin

512
Sigal

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Kodrat e Petovës në Fier. Nga zjarri i rënë janë djegur mbi 500 rrënjë ullinj dhe bimësi e re.

Era favorizon përhapjen e vatrave të zjarrit përreth. Banorët janë angazhuar edhe vetë në shuarjen e flakëve, teksa thonë se zjarri ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik.

“E ndezi po pse nuk lajmëroi që të kishim marrë në kontroll flakët. Dëmi ekonomik nuk llogaritet, kërkojmë që shteti të gjejë fajtorin”, shprehen banorët.

Sipas banorëve zjarr i është i qëllimshëm. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sistemimin e flakëve.