Kryemadhi: ‘Plumbi i Artë’ u dekonspirua! Kriminelët e përmendur favorizuan PS-në më ’25 prill’

224
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka cilësuar operacionin e policisë të koduar “Plumbi i Artë” si dështim. E ftuar në një emsion Kryemadhi tha se operacioni ka pasur dekonspirim, e sipas saj shumë prej grupeve kriminale të dala në hetime, janë përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, në favor të Partisë Socialiste.

“Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.

Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra”, tha Kryemadhi.