Manjani: Edi Rama ëndërron të jetë si Hitleri

78
Sigal

Edi Rama ka mllef dhe urrejtje ekstreme ndaj trashëgimisë kulturore.

Sjelljen e kryeministrit ndaj artit dhe kulturës, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e krahasoi me atë të Hilterit ndaj gjithçkaje që ishte hebrenje.

“Nëse do të qeveriste Gjermaninë do të ishte i ngjashëm me Hitlerin, ky është koncepti që ka për shtetin. Çfarë tha Hilteri? Çdo gjë që është hebrenje duhet të shembet, këtë bëri Hitleri, sigurisht ishte në krye të gjermanëve, ky është në krye të shqiptarëve dhe nuk e ka atë luksin që ëndërron ndoshta në mendjen e tij skiç për të justifikuar ato fjalë që thotë“, tha Manjani.

Ai thekson gjithashtu se Rama vijon bashkëpunimin me Lulzim Bashën, edhe pse ky i fundit është në kuotat e tij më të ulëta politike.

Qëllimi i Ramës, thotë Manjani, është shuarja e çdo zëri dhe reagimi opozitar.

“Që ditën që është bërë kryeministër është siguruar që të mos ketë opozitë dhe ia ka arritur. Ka hipur njëherë në varkën e Metës kur i duhej, erdhi deri në një farë pike. Pastaj hipi në varkën e Lulit dhe është ende te varka e Lulit, pavarësisht se e shpuar, por është aty. Dhe ia ka arritur që me këto varka të shuajë çfarë do lloj reagimi opozitar”, shtoj më tej Ylli Manjani.