Tensionet e banorëve te Peto Nini, flet pronari i tokës: Kam tentuar që të negocioj, nuk kanë pranuar!

547
Sigal

Ndërsa 4 familje janë të tronditur për shkak se po largohen nga banesa e tyre, pasi i ka dalë ish-pronari me vendim gjyqësor, Fax News ka komunikuar me Aleksandër Gavocin.

Ky i fundit, që është pronar i tokës ku është ndërtuar godina disakatëshe, ka deklaruar se me banorët ka tentuar të zgjidhë me çdo mënyrë situatën, po ata nuk e kanë pranuar.

Gavoci shprehet se iu ka premtuar që t’iu japë banesa qytetarëve, po ata nuk kanë pranuar.

“Unë jam pronari i tokës, e cila është blerë nga gjyshi im që në vitin 1930. Ne na kanë internuar në Shkodër, na është kthyer nga ana e Komisionit të Kthimit të Pronave.
U kam ofruar të gjitha llojet e zgjidhjeve, me shtëpi me lekë. Kanë ndërtuar pa na përfshirë fare ne. Kanë rënë dakord që të merrnin nga një shtëpi, dhe më pas e kam parë veten te JOQ.

Janë disa dosje në prokurori, dhe komplet unë jam sipas ligjit. Në qoftë se aty ka diçka qoftë njerëzore qoftë ligjore, le ti marrin të gjitha pronat.

Ulu shikojini të gjitha me radhë, ne jemi persekutuar, dhe e shoh të turpshme që të gjendem përballë këtij fakti.

U kam ofruar edhe një kat kur të ndërtohet pallati, dhe nuk kanë dashur. Nuk ka asnjë legalizim, gënjejnë, nuk mundet të legalizohet prona kur çështja është në gjyq. Nuk pinë ujë zgjidhja me këto, janë përgatit që dje, kanë përdorur dhe fëmijët”, shprehet Gavoci.