Tender programi i rindërtimit, pjesa e mbështetur nga Buxheti i Shtetit

152

Open Procurement Albania publikon Prokurimet 9.4 miliard lekë (76,42 milion Euro) për shtëpi dhe shkolla të dëmtuara nga tërmeti. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin  ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar.

Të dhëna dokumente dhe çdo etape të procedurës aksesohet lehtësisht në databazën tonë për Prokurime Transparente: http://www.openprocurement.al/sq/albaniandf/list

Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka shpallur kontraktime me vlerë 9 400 410 141 (nëntë miliard e katërqind milion e katërqind e dhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) Lekë. E konvertuar në Euro vlera është 76,42 milion Euro). Objekt tenderi për Ndërtim Shtëpi dhe Shkolla në qarqet e prekura nga Tërmeti (Nëntor 2019). Financimi është nga Buxheti i Shtetit. Procedura është E kufizuar (jo e hapur). Kjo procedurë parashikon që palët e interesuara të dërgojnë një kërkesë pranë autoritetit dhe më pas autoriteti përzgjedh kualifikon të interesuarit në bazë kriteresh dhe Jo Oferte. Kompanitë apo operatorët e përzgjedhur njoftohen ti dorëzojnë autoritetit oferta dhe në këtë fazë autoriteti zgjedh ofertën më të mirë. Kjo procedurë jo e hapur është e parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike (ligji 9643 neni 31) Ligji paracakton që Procedura e tillë mund dhe duhet të përdoret vetëm në raste  kur është e domosdoshme të behet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të operatorit fitues ku shqyrtohet oferta. Procedura e Kufizuar, bëhet për raste të veçanta dhe kërkon arsyetim ligjor dhe duke bërë paranjohje të ofertuesve (përmes fazës së përzgjedhjes) procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur. Autoriteti kontraktor do të duhet të bëjë me kujdes arsyetimin se përse ka zgjedhur këtë procedurë, argument që nuk gjendet në pjesën për akses publik të dokumentacionit të tenderëve, dhe as në ndonjë relacion të Autoritetit Fondi Shqiptar për Zhvillim.

Gjithashtu: Palët e interesuara kanë vetëm nëntë ditë kalendarike (jo ditë pune) për të dorëzuar kërkesën. Bazuar në Ligjin 9643 dhe 34 të VKM 914 rezulton se afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë. Kriter të cilin Autoriteti nuk e ka respektuar duke rrezikuar procedurën. Data e dorëzimit është vendosur në kundërshtim me afatin 20 ditor.

Lista e procedurave të shpallur me datat 10 dhe 11 Mars është si vijon:

1.      Rindërtimi Shtëpive Individuale në Zonat e Prekura nga Tërmeti. Në kuadër të procesit të Rindërtimit. Referencë e kësaj procedure REF – 53475-03-09-2020 me fond limit 5 225 192 288 (pesë miliard e dyqind e njëzet e pesë milion e njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë. Objekti i Marrëveshjes kuadër përfshin rindërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë. Mirëdita, Shijak dhe Vorë. Sipas dokumentit Standard Rindërtimi i Shtëpive mund të bëhet në mënyrë të grupuar ose veç e veç në shtëpitë ekzistuese sipas përcaktimi të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore. Autoritet Prokurues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Palët e interesuara kanë vetëm nëntë ditë kalendarike (jo ditë pune) për të dorëzuar kërkesën. Bazuar në Ligjin 9643 dhe 34 të VKM 914 rezulton se afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë. Kriter të cilin Autoriteti nuk e ka respektuar duke rrezikuar procedurën. Data e dorëzimit është vendosur në kundërshtim me afatin 20 ditor. Në pasaportën e këtij prokurimi tek Open Procurement Albania do të gjeni dokumentet e aksesueshme për publikun. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/293

2.      Po njësoj të shpallur në datën 17 Mars është një procedurë me Lote me vlerë fond limit total prej 4,175,217,853 (katër miliard e njëqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa tvsh. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 1,043,804,463 lekë pa TVSH. Lotet janë si vijon:

a.       Loti 1. Rindërtimi i Objekteve Arsimore në zonat e prekura nga tërmeti me Burim Financimi është Fondi I Rindërtimit në Buxhetin e Miratuar me Vendim Nr 212 datë 11. 03. 2020 Për përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore. Vlera fond limit pa TVSH është 511 405 370 Lekë (pa TVSH). http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/297

b.      Loti 2. Me Objekt Rindërtimi i Objekteve arsimore Bashkia Krujë, vlera 490 413 615 Lekë pa TVSH , Objektet e përfshira në Lotin 2 janë Shkolla 9vjecare e bashkuar Selman Daci, Shkolla 9 vjeçare dhe Kopshti Ramazan Jangozi, Shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Kastriot Derveni, Shkolla 9 vjeçare Gjon Luka Luz me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 10 691 m2. Data e shpalljes 17 Mars data për dorëzimin është 27 Mars. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/298

c.       Loti 3. Objekti i Rindërtimit të Objekteve arsimore Bashkia Durrës 1 vlera 845 723 696 Lekë pa TVSHObjektet arsimore të përfshira në lotin 3 janë: Shkolla 9vjecare dhe kopshti Bedrie Beziqi, Kopshti Met Hasa, Shkolla 9 vjeçare Neim Babameto, shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Qemal Mici, Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 438 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/299

d.      Loti 4. Objekt Rindërtim i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2, vlera 850 692 969 lekë. Objektet arsimore të përfshira në lotin 4 janë Shkolla Shaqe Mazreku, Shkolla e Mesme e bashkuar Rexhep Mezini, Shkolla 9 vjecare dhe kopshti Adem Gjeli, shkolla 9 vjeçare Xhelal Shtufi Shkafanaj, Shkolla 9 vjeçare Njazi Mastori 2+3, shkollafillore dhe kopshti, Shkolla 9 vjeçare Vëllezërit Haradinaj me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 545 m2. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/300

e.       Loti 5.  Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë, vlera 414 766 205 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 5 janë: Shkolla profesionale Charles Teleford Erickson, shkolla 9 vjeçare Shtodher, shkolla profesionale26 marsi, konvikti Golem, shkolla 9 vjeçare Gosë, shkolla fillore dhe kopshti Vilë Bashtovë me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9041 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/301

f.       Loti 6. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kamëz, vlera 621 757 340 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 6 janë shkolla 9 vjeçare Halil Coka, shkolla e mesme Sulejman Elezi, Kopshti Niko Hoxha, kopshti Lidhja e Prizrenit Paskuqan, Kopshti Halit Coka me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjithë objekteve afërsisht 13 555 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/302

g.       Loti 7.  Objekti Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak, vlera 440 458 658 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 7 janë: Shkolla 9 vjeçare Ramazan Subashi, Shkolla 9 vjeçare Ahmetaq, Kopshti Kodër Berxullë, Kopshti Marqinet, Shkolla vjeçare Lidhja e Prizrenit, Shkolla e mesme gjimnazi 16 shtatori, kopshti nr 1, kopshti Vlashaj, Shkolla e Mesme Kajo Karafili me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9 602 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/303

Po njësoj edhe Bashkia Tiranë ka shpallur një prokurim për territorin e saj me vlerë  1 815 517 156 Lekë. Edhe ky tender është procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar. Link http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/32944

Në këto ditë të vështira ne vijojmë të çlirojmë dhe hapim të dhëna, të bëjmë transparencë dhe vlerësim risku për pagesa dhe kontraktime publike për të forcuar informim, transparencë dhe llogaridhënie publike. Slogan për Ne: Follow the TaxPayers Money.