Ku do i shpërndani 30 miliard lekë znj.Ministre ?!

394
Sigal

Nga Petrit Vargu

E nderuara Ogerta! Dje more 25 milion dollare nga taksat tona per te mbrojtur jeten tone .Dje e degjuam ne ,pasi ju duhet ta keni marre vesh disa dite me pare,aq me teper qe kryeministri thote qe komunikon me ju deri ne ora 1-2 e nates.

Doja t’ju pyesja nese mund te beni publike si do te ndahen keto fonde?Do te vazhdoni te kerkoni tampone jashte?A do te duhen me tamponet kur te arrijne?

Do te blini ndonje PCR?Sa fonde do te ikin per respiratore invazive .Po respiratore jo invazive do te blini, protokollet i kane?Sa leke do te shkojne per rregullimin e aparaturave nje pjese e te cilave nuk funksionon?

Ku do ti beje populli grafite per kontrollin e mushkerive?Duhet te shkoje ke privati apo me pneumoni duhet te shkoje ne qytetet ku ka skaner?cfare medikamentesh do te merrni dhe sa do te shpenzohen?

Nje ministre e denje shendetesie sapo te vinin 25milion pas nje ore duhej te tregonte destinacionet dhe ti thoshte qeverise me jep te tjera.Natyrisht do ja thuash fshehtas,se t’ja thuash hapur do tjeter lloj karakteri dhe dihet qe te kerkojne doreheqjen per dy minuta.Keshtu zhduket paniku,jo me propagande.Apo eshte varianti “do t’i themi ne kohen e duhur.”?Ka kohe me te duhur se kjo????