Të ruajmë personelin shëndetësor parësor!

393
Sigal

Nga Mhill Gecaj

Është jo vetëm imediate por jetike në këto ditë të vështira për vendin dhe shoqërinë ruajtja e personelit mjëksor parësor në gjithë Shqipërinë, ku përfshihen mjekët e familjes dhe të gjithë specialistët, qe shërbejnë në parësor, nga Covid19.

Gjej edhe njëherë rastin të falenderoj të gjithë mjekët dhe Personelin Shëndetësor dhe stafin mbështetës në të gjitha Spitalet e vendit dhe Shërbimet e Urgjencës Mjeksore për punën e tyre hyjnore në këto ditë dhe netë, të cilët përballen me këta të sëmurë, por tashmë janë të diagnostikur dhe e dinë se me kë kanë të bëjnë dhe si të mbrohen!

Një shqetësim i madh është për mjekët ne shërbimin Shëndetësor Parësor të cilët përballen në vijën e parë me pacientët të cilët nuk janë të diagnostikuar dhe të identifikuar, kontaktet që kanë patur me persona të sëmurë, apo udhëtimet që kanë bërë në muajt paraardhës, të cilët çdo ditë vijnë pranë qendrave shëndetësore për të marrë shërbim !

Për këto lind nevoja: -Autoritetet Shëndetësore dhe ISHP duhet të marrin masat e duhura për të mbrojtur dhe këtë “armatë” të madhe të sistemit shëndetësor në vend sepse nuk mund të jetë mbrojtje vetëm maska dhe doreza, këto në rastin më të mirë kur disponohen nga personeli shëndetësor, por me veshje ditore.

-Të vihet në dispozicion të mjekve dhe drejtuesve të Qendrave Shëndetësore sipas njësive vendore nga Policia, lista e personave që kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e prekura këto muajt e fundit.

-Të ju bëhet thirrje nëpërmjet medias personave (pacientëve) që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes nëpërmjet telefonave për marrjen e recetave me rimburësim dhe të çdo lloj shërbimi shëndetësor, përjashtuar urgjencat mjeksore.

– Qendrat shëndetësore të publikojnë numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe speciastëve në shërbimin Shëndetësor Parësor.

Ju bëj një apel si mjek, prind familjar dhe si qytetar të gjithëve të qëndroni në shtëpi, sepse kështu ruani veten dhe ne.

Edhe ne kemi prindër, fëmijë jemi familjarë të cilët janë në çdo kohë të rrezikuar nga ne! Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe personelin shëndetësor duke treguar në lidhje me udhëtimet apo kontaktet me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit, muajt e fundit që të mos infektohen mjekët dhe personeli mjeksor, se ndryshe pastaj situata bëhet më e vështirë dhe akoma më i veshtirë shërbimi ndaj pacientëve. Te gjithë bashkë mund dhe do të ja dalim!