“Të përfshirë bosi i Spitalit Amerikan, Artan Lame, deputetë e zyrtarë”/ Si po zaptohen 60 mijë m2 tokë në Tiranë

712
Sigal

Një sipërfaqe toke rreth 60 mijë m2 (metra katrorë) në afërsi të kryeqytetit në një prej zonave më të lakmuara nga oligarkët, po u grabitet pronarëve që e kanë në posedim me letra këtë pronë.

Toka po zaptohet në mënyrë të paligjshme nga biznesmenë të fuqishëm në vend, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë.

Denoncimi bëhet nga një qytetar, i cili tregon për “Gazeta Atdheu” se, në këtë skemë janë përfshirë emra të rëndësishëm të biznesit dhe politikës.

Sipas denoncuesit, Klodjan Allajbeu, pronari i “Spitalit Amerikan”, Artan Lame, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, deputetë dhe zyrtarë të tjerë, njerëz me lidhje të forta politike e të fuqishëm ekonomikisht, janë bërë bashkë në këtë vjedhje.

Denoncuesi shprehet se, po zaptohet “një tokë prej 58,000 m2 në fshatin Qeha-Shytaj (12km nga Tirana) nga pronarët e ‘Panto Resort’ , me në krye pronarin e ‘Spitalit Amerikan’ në bashkëpunim me Artan Lamen dhe deputetë e pushtetarë të tjerë”.

Sipas denoncuesit, “kemi mbi 5 vjet që nuk marrim zgjidhje, policia as afrohet dhe as e merr përsipër dhe shënoje pa pikë turpi ‘nuk u konstatua’”.

Foto të certifikatave të pronësisë të denoncuesit:

Qytetari shprehet se, janë bërë denoncime në polici dhe Prokurori, por shton se, nuk ka asnjë impenjim nga ana e institucioneve ligjzbatuese për të hetuar çështjen:

“Denoncime pa fund dhe prokuroria nuk fillon hetimet pasi janë të korruptuar.

Jemi drejtuar tek çdo institucion shtetëror dhe nuk na japim asnjë zgjidhje.

Pronarët pas oligarkut janë deputetë me fëmijët e tyre, ish-kryetari PS-së Kavajë, ish-drejtori lojërave të fatit (eksponent i PD), Administratori aktual i zaptuesve është kamarierei i lokalit”.

Denoncuesi ka vijuar më tej duke thënë se:

“As Spaku nuk ka reaguar. Rama vetëm hesht. Lleshi si gjithmonë null.

Komuna dhe administratori si gjithmonë hanë bukë kot. Së fundmi, kanë aplikuar pre ndërtim. Ky është shteti i së drejtës”,- shton ai.

Foto të zonës ku ndodhet trualli që po grabitet