Të gjithë “bashkë” për shëndetin e shqiptarëve, pas votave të PD-së, Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer

305
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka miratuar pa vonesa marrëveshjen e qeverisë me Pfizer, për sigurimin e 500 mijë dozave të tjera të vaksinës, në kuadër të mbrojtjes kundër pandemisë së Covid 19.

Meta duket se nuk ka gjetur mangësi në marrëveshjen e firmosur nga qeveria shqiptare, dhe e miratuar në Kuvend edhe me votat e Partisë Demokratike.

Në total, kjo marrëveshje siguroi 126 vota pro nga deputetët e Kuvendit që ishin të pranishëm, ku përfshihen edhe votat e deputetëve të opozitës.

D E K R E T PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266 Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META