“Çmendet” shoferi në Durrës, makina me shpejtësi të lartë godet disa makina në lëvizje

206
Sigal

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i universitetit në Spitallë.

Nga dëshmitarët mësohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi shumë të lartë ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë.

Si pasojë janë dëmtuar disa makina dhe një prej tyre ka përfunduar në kanal.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.