Rama: Furnizimi me ujë 24 orë lidhet edhe me satelitët, do të kontrollojnë lumenjtë

368
Sigal

I pyetur nga gazetarët lidhur se cila është prioritarë, sigurimi i furnizimit me ujë 24 orë apo satelitët në hapësirë, Rama tha se këto dy gjëra janë të lidhura.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ai u shpreh për mediat se përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre

Pyetje: Kush do të jetë më prioritarë ujë 24 orë apo satelitët?

Rama: Po sikur tu them unë se uji 24 orë lidhet edhe me satelitët, çfarë do të më thoni ju? Të gjitha bashkë. Meqë nuk kemi ujë 24 orë në gjithë territorin, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kontrollojmë territorin, kjo është e gabuar. Përmes satelitëve dhe dronëve do të kemi një kontroll mbi lumenjtë e vendit dhe do të identifikojmë çdo ndërhyrje mbi ta dhe shtretërit e tyre. Ashtu sikurse do të kemi një kontroll mbi mjedisin në kohë reale, për çdo cenim për sa i përket grumbullimeve ilegale të mbetjeve apo të prerjes së pyjeve. Këto janë  të lidhura bashkë. Nuk është se do të çojmë satelitë në Mars. Ne na duhen sy inteligjentë të një kapaciteti që i kalon ato njerëzore për të pasur informacion në kohë reale.