Sterilizimi/ Refuzoi që të paguante tarifën, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK për të lexuar aktet e dosjes

19
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sot në SPAK, për të vijuar me leximin e dosjes së tij voluminoze, teksa e ka pasur të pamundur që të paguaj tarifën për të marrë fashikujt e dosjes.

Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 10 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar.
Beqaj duket se dhe sot do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.