SPAK nis hetimin ndaj disa zyrtarëve të OSHEE, dyshime për skemë që fshihnin debitë

154
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rregjistruar procedim penal dhe po kryen hetime ndaj disa zyrtarëve të OSHEE-së ndërsa prej pak ditësh kontrolle të shumta po kryhen në mjediset e OSHEE. Burime mediatike thanë se procedimi penal është regjistruar për disa vepra penale mes të cilave edhe korrupsionin.  SPAK dhe BKH po hetojnë gjithashtu edhe një skemë korruptive ku kundrejt ryshfetit, fshiheshin debitë nga sistemi,- thanë të njëjtat burime, të cilat cituan se u sekuestruan edhe sende e pajisje për llogari të hetimit mes të cilave edhe aparati celular i drejtorit të menaxhimit të kontratave Romeo Karaj. Elton Sevrani, administrator i një departamenti në “OSHEE group”, është gjithashtu subjekt i hetimit. Ka dyshime se janë me dhjetra raste ku disa zyrtar e punonjës kanë vepruar në koordinim.