SPAK lëshoi urdhër-arrestet për ish zyrtarët e Bashkisë Durrës, dalin emrat (Detajet e hetimit)

117
Sigal

Vangjush Dako është vetëdorëzuar pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas urdhër-arrestit ndaj tij të lëshuar prej SPAK-ut.

Së bashku për Dakon, janë lëshuar urdhër-arreste dhe për 9 ish-zyrtarë të tjerë.

Akuzat që rëndojnë ndaj ish-kryebashkiakut nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhen me përfshirjen në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Emrat e ish-zyrtarëve të tjerë janë: Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Zyrës së Urbanistikës, bashkë me, Adlei Likmeta, Adnand Toçilën. 3 ish-zyrtaret për të cilat është kërkuar masa e arrestit në shtëpi janë: Roza Kovaçi, Edlira Kertusha dhe Lira Kertusha.