Sot, përqindja më e ulët e pozitivitetit/ Edhe shtatë të shëruar, ja sa pacientë janë në dy spitalet COVID

374
Sigal

Dita e sotme është cilësuar si ajo me përqindjen më të ulët të pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar shtatë qytetarë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja në spitale paraqitet e mirë.

“Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm katër prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se dhjetë ditësh nuk kemi asnjë humbje jete”-tha Marjeta Dervishi, specialiste e ISHP-së, gjatë deklaratës së sotme për mediat.