Sot i nxehtë flakë në Shqipëri, por të hënën nis surpriza

529
Sigal

Diten e sotme temperaturat jane perveluese ne Shqiperi. Por te henen më 23 korrik, priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin.

IGJEUM njofton se në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 31 °C
në vendet malore: 15 / 28°C

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë).