Maliqi: Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë

404
Sigal

Ditën e sotme deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar tubimit të presidentit Ilir Meta.

Maliqi deklaroi se ka besim se pas kësaj dite do të vijojë një valë protestash deri sa të realizohen zgjedhjet e parakohshme.

“Siç e shikoni me mjete të vogla qytetarët kanë ardhur vetë. Ne jemi në mbrojtje të kushtetutës në mbrojte të demokracisë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e vendit.

Shqipëri ka qenë në ditë më të zeza sot është një ditë e bardhë. Kam besim se do të vijojë me valë protesta deri në zgjedhje të parakoshme me aprovimin e ndërkombëtarëve.

Nuk e di kush do të jetë dekreti, presidenti duhet të dekretojë disa dekrete rresht. Kapja e shtetit është gjëja e fundit që mund të ndodhë. Po nuk u bë sot do të bëhet së shpejti sepse populli atë po pret”, tha Maliqi.