Sot do të rikthehen shirat, ulen temperaturat në vend

194
Sigal

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi. Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme mbizotërojnë motin në territorin e Kosovës, ku pritet që të kemi edhe zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri. Por orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke rrezikuar rrebeshe shiu në zonat verior-veriperëndimore të Maqedonia e Veriut. Por orët e vona të pasdites do të ri-kthejnë kthjellimet.

Rajoni dhe Europa

Verilindja dhe juglindja e kontinentit Europian do të paraqitet me vranësira, rrebeshe shiu dhe herë pas here stuhi ere e breshëri.

Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Ishujt Britanikë, Europën Qëndrore dhe atë Jugperëndimore.