Sot dita pa makina, rrugët ku do të ketë kufizime në Tiranë

190
Sigal

Do të rikthehet sot në Tiranë nisma “Dita pa Makina”, një nismë e Bashkisë së Tiranës në kuadër “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, ku synohet ndërgjegjësimi qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve.

Në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të disa prej rrugëve si më poshtë.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.