I ftuar ne një intervistë qenë Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli. Ai në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ka shprehur preokupimet e tij për sigurinë e asaj që konsumojmë por në mënyrë të veçantë për gripin e shpendëve që është shtrirë tashmë në Shqipëri.
Ervin Resuli: Në vitin 2024 ka patur tashme disa vatra të gripit të shpendëve, shqetësuese në fakt. Sepse po flasim për H5N1 një virus i rrezikshëm sepse mund të përhapet edhe në kafshë të ndryshme.
Jemi në një pikë ku shërbimi veterinar e ka të vështirë ta përballojë duke u hapur disa vatra edhe duke u zgjeruar pothuajse ne të gjithë territorin. Dhe kjo ka për barë shumë të vështirë kontrollin e kësaj sëmundje.
A janë marra masa për evidentimin e këtyre fermave që mund të përbëjnë problem?
Ervin Resuli: Është detyre e Shërbimit veterinar Shtetëror për menaxhimin e krizave të tilla. Ne e kemi ngritur edhe në cilësinë e urdhrit të mjekut veterinar por edhe specialist, e kemi ngritur herë pas here si problematikë për të thënë që armata veterinare në Shqipëri nuk është e gatshme për të përballuar një fluks të shtura, apo vatra të tjera të cilat mund të ngarkojnë punën e shërbimit veterinar. Sot fatkeqësisht kemi një armatë veterinare e cila paguhet në minimumin e mundshëm. Pra veterinerët shqiptarë janë më pak të paguarit në Ballkan. Ata janë të pambështetur me logjistike. E thënë ndryshe sot shërbimi veterinar e ka ta pamundur për të menaxhuar këtë situatë.
E thënë ndryshe armata veterinare e ka të pamundur, jo për faj të veterinerëve, por për faj të politikave të gabuara dhe të manazhimit të gabuar….




















