577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Presidenti Meta: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re

195
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në kuadër të 577-vjetorit e Besëlidhjes së Lezhës.

Kreu i shtetit shkruan se vepra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.”- shkruan Meta në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!

Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, March 2, 2021