‘Smarti’ aksidenton të moshuarin te vijat e bardha, policia asnjë reagim për ngjarjen

504
Sigal

Janë pamje të rënda ato që vijnë nga Bulevardi Vlorë-Skelë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në vijat e bardha.

Makina tip ‘Smart’ nuk ka ndaluar edhe pse po kalonte në vijat e bardha, ndërsa përplas dhunshëm këmbësorin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, afër kryqëzimit të Rinisë.

I moshuari është identifikuar si Luan Zaimi, 71 vjeç.

Fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia e Vlorës nuk ka lëshuar asnjë njoftim për këtë aksident, ndërsa nuk është identifikuar ende autori i aksidentit edhe pse ka kaluar 24 orë nga ngjarja.