Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

365
Sigal

CNA.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka mundur të zbërtheje skemën e plotë të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, që fillon me 22 milion euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Në një mënyrë të qartë, duke investiguar dokumentat, duke siguruar dhe materiale ekskluzive, kemi treguar se janë të njëjtët persona që fshihen pas tre inceneratorëve. Të cilët janë shtetasi Klodian Zoto, shtetasi Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja. Këta katër persona janë njerëzit kryesorë të cilët kanë marë dy ofertat e pakërkuara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, për të cilat qeveria shqiptare duhet të paguajë të paktën 50 milion euro.

Ndërsa në Tiranë, CNA.al ka mundur të zbulojë se kompania e cila pretendohet se është një kompani hollandeze, Integreted Energy BV, është thjeshtë dhe vetëm një kompani e krijuar nga të njëjtët persona, të përfshirë në ndërtimin e inceneratorëve në Fier dhe Elbasan.

Pra, sërish del në skenë Klodian Zoto.

Kompania pranon skandalin 

Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, Integreted Technology Services, ITS, në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera. Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person.

Sipas asaj që deklaron vetë kjo kompani në faqen e saj zyrtare, ITS është ajo që ka ndërtuar landfillin dhe kapsulimin e mbetjeve në Elbasan, është ajo që ka ndërtuar landfillin dhe po punon në Vlorë, dhe në Fier.

Është ajo që ka ndërtuar fazën e parë dhe të dytë, në landfillin e Tiranës.

Pra, vërtetohet ajo çfarë kanë thënë mediat, që është raportuar nga CNA.al dhe disa media të tjera, që pas inceneratorëve qëndron një person që quhet Klodian Zoto dhe në strukturën e kompanive është dhe Mirel Mërtiri.  

Inceneratori i Tiranës

Edhe pse pretendohet se bëhet fjalë për një kompani holandeze, në fakt është ITS e Klodian Zotos, e cila qëndron pas.

“Integrated Technology Services” ka lidhur një kontratë nënkontraktimi me shoqërine “Integrated Energy BV SPV” shpk me datë 07.12.2017.
Projekti përfshin kryerjen e punimeve civile për kapsulimin e landfillit ekzistues si dhe të punimeve mekanike për ndërtimin e linjës së selektimit të mbetjeve si dhe të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane. Gjithashtu edhe menaxhimin e tyre”-thuhet në faqen zyrtare të ITS.

Vlera, për fazën e parë të punimeve është 5,204,913.48 euro.