Rritet numri i të infektuarve në Kukës, konfirmohen dy raste të reja pozitive me koronavirus

285
Sigal

Ditën e sotme dy raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Kukës.

Nga 40 tamponët e marra së fundmi, në këtë qytet janë konfirmuar pozitivë dy raste, të cilët janë familjarë të infermieres së konfirmuar të martën me koronavirus në Kukës.

Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në qytetin verilindor të vendit shkon në 11, 5 prej të cilëve personel mjekësor.

Ndërkohë në rang vendi, deri tani, zyrtarisht kemi 539 të infektuar dhe 26 viktima.