Përpos pangopshmërisë me abuzime, zhvatje e mashtrime që aplikon me anë të ofertave të rreme, kontratave e pagesave, së fundmi ONE ka nisur të aplikojë një metodë të re si të bëjë para me të dhënat e shqiptarëve, duke shitur kontaktet e klientëve të tyre tek biznesmenët e cigareve elektronike. Një qytetare thotë se IQOS Albania i ka dërguar mesazh për cigaren më të fundit elektronike që ata kanë hedhur në treg. Pra e thënë shkurt CEO i ONE Brano Djurovic ka bërë “deal” me Lorent Gordin e IQOS, teksa njëri përfiton nga shitja e numrave dhe tjetri nga shitja e cigareve elektronike në një kontratë “ëin-ëin”. Dhe duke ditur dëmet shëndetësore që kjo cigare gjerërisht e marketuar shkakton në organet e trupit, qytetarja kërkon llogari se si është e mundur që ONE shpërndan kontaktet në kompani të tilla që kanë për qëllim shkatërrimin e shëndetit të shqiptarëve. Ajo ka qenë një ndër numrat e përzgjedhur si kliente potenciale që mund ta blejë cigaren elektronike, dhe kontakti i saj i është shitur IQOS nga ONE. Vlen të thuhet se me numër ONE janë të pajisur edhe të mitur e nxënës shkollash, grupmosha ideale e më e brishtë ndaj marketingut që bie pre e këtij produkti shkatërrues.joq



















