VIDEO/ Rritja e çmimeve, në Gjirokastër proteston vetëm 1 qytetar

172
Sigal

Protesta e thirrur kundër rritjes së çmimeve në Gjirokastër, ka rezultuar një “dështim” duke parë se sheshi ku pritej të mbahej organizimi ka qenë i boshatisur. Në ‘podium’ ka mbajtur fjalën vetëm njëri prej protestuesve i cili është lënë i vetëm nga gjirokastritët e tjerë të cilët siç duket nuk janë të shqetësuar kundrejt rritjes së çmimit të karburantit dhe të produkteve të shportës.

“Nëse ju del llogaria, rrini dhe pini kafe gjithë ditën, kujt nuk i del është i mirëpritur dhe të vijë këtu në protestë. T’ju rrojë Edi Rama që e keni në krye. Ku jeni, ku jeni? Nëpër kafene ankoheni por në shesh nuk dilni.

Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët, nga miqtë e Edi Ramës që i keni zgjedhur vetë. Ju ftoj të gjithëve të vini, protesta nis sot dhe do të mbahet çdo ditë. Edhe fill i vetëm të ngelem, ashtu do vij këtu çdo ditë”– tha qytetari i cili kishte organizuar protestën.