Situatë paniku! Banorët dhe turistët mes lotëve lënë gjithçka në Shëngjin, vrapojnë t’u shpëtojnë flakëve

60
Sigal

Banorët dhe turistët janë evakuuar nga zona e përfshirë nga flakët në Shëngjin.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve, duke djegur beach bare dhe çadra e shezllone.

Banorët dhe turistë janë larguar mes lotëve.

Ata janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.

Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë.